U prek nga ligji i dekriminalizimit, përjashtohet nga gara Altin Hazizaj
Kandidati i shoqërisë civile, Altin Hazizaj, u përjashtua sot nga shorti i kandidatëve për KLGJ e KLP në nënkomisionin "ad hoc" të mbledhur sot, ku po shqyrtohen të gjitha kandidaturat që nuk janë gjyqtarë dhe prokurorë. Vendimi vjen pas akuzave të PD-së se Hazizaj prekej nga ligji i dekreminalizimit.

Tre anëtarë të mazhorancës votuan pro, përjashtimit të tij ndërkohë që opozita nuk mori pjesë fare në proces.

Mbledhja është zhvilluar mes debateve të forta mes shumicës dhe opozitës, ndërsa avokati Saimir Visha është tërhequr nga gara duke u shprehur: "Nuk dua të jem pjesë e një procesi pa dakordësi politike". /albeu.com/


Shtuar më 29/01/2018, ora 14:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori