U prangos pas justifikimeve që i dha policit, si u zbulua "skifteri" shqiptar
Një "skifter" shqiptar është arrestuar në Itali pas zbulimit që bënë autoritetet.

Ai u zbulua ditën e djeshme nga policia rrugore e Arezzos ndërsa pas kontrollit u mësua se për dy vite e gjysme kishte qenë në arrati.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari 30 vjeç ishte duke udhëtuar me një makinë tip Volksëagen Golf, me tre persona të tjerë.

Të tre personat që ishin në makinë rezultuan me dokumentacion të rregullt shqiptar, por policia ishte dyshuese për shoferin.

Duke pasur parasysh qëndrimin e tij dhe italishten e tij të rrjedhshme që la të kuptohej se ai ishte në Itali për një kohë të gjatë.

Nisur nga shpjegimet jo bindëse për arsyet e udhëtimit të tyre nga Roma në Italinë Veriore, gjurmët e gishtërinjve u ekzaminuan për të gjithë të ndaluarit, duke konstatuar se drejtuesi i makinës kërkohej nga drejtësia italiane që nga tetori i vitit 2017, me një emër tjetër, për të vuajtur dënimin me 2 vjet e 2 muaj burg për vjedhje në një shtëpi. Urdhri ishte vendosur nga Gjykata e Venecias.

Qytetari shqiptar, i vetëdijshëm se ishte përgjegjës për këtë vendim, kishte menduar mirë të merrte ndryshimin e mbiemrit në vendin e origjinës, për të qenë “i pastër” në kontrollet. Shqiptari është arrestuar dhe është shoqëruar me burgun në Arezzo, ku do të duhet të vuajë dënimin e tij.

Shtuar më 27/02/2020, ora 15:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori