U plagosën 10 nxënës, arrestohet shoferi i furgonit në Skrapar
Policia ka vënë në pranga shtetasin Astrit Hysin, 52-vjeç, pas aksidentit në Skrapar ku u aksidentua një autobuz me nxënës.

"Arrestimi i tij u bë pasi, në rrugën dytësore Vërzhezhë – Çorovodë, në vëndin e quajtur “Kthesa e Minos”, duke drejtuar mjetin tip Benz autobuz, me targa AA 245 KE humbi kontrrollin e mjetit dhe doli nga rruga duke u përmbysur në përrua, ku për pasojë u lënduan nxënësit që udhëtonin me këtë automjet"- njofton policia e Shtetit.

Autobusi që është përfshirë në këtë aksident me targat AA 445 KE, dhe po transportonte nxënës të një shkollë në Çorovodë.

Njoftimi i policisë

“Më datë 12.03.2018, nga Specialistët e Seksionit për Qarkullimin Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Astrit Hysi, 52 vjeç, banues në fshatin Vërzhezhë, Skrapar.

Arrestimi i tij u bë pasi, në rrugën dytësore Vërzhezhë – Çorovodë, në vëndin e quajtur “Kthesa e Minos”, duke drejtuar mjetin tip Benz autobuz, me targa AA 245 KE humbi kontrrollin e mjetit dhe doli nga rruga duke u përmbysur në përrua, ku për pasojë u lënduan nxënësit që udhëtonin me këtë automjet”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

Dje pas aksidentin u njoftua se një prej të plagosurve u dergua në Spitalin e Traumës në Tiranë. Nxënësja e moshës 18 vjeçe me iniciale R.K. po mjekohet ne Tiranë. /albeu.com/




Shtuar më 13/03/2018, ora 10:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori