U plagos me thikë e jo me varëse, si i shpëtoi adoleshenti nga Berati vdekjes
Të tjera detaje zbardhen nga ngjarja e rëndë e ndodhur në qytetin e Beratit ku një adoleshent u plagos me thikë nga një 17-vjecar.

Nga spitali, mësohet se adoleshenti është goditur me mjet prerës dhe plaga është tepër e thellë. Por në njoftimin e policisë thuhet se është plagosur me një varëse.

Mjekët e kirurgjisë thonë se ka marrë goditje në bazën e qafës dhe për pasojë janë prekur edhe mushkëritë. Mjekët shprehen se 17 vjeçari S.D ka shpëtuar mrekullisht pasi kjo goditje mund të ishte fatale edhe për jetën e tij, pasi ndodhet shumë afër enëve të gjakut dhe mbushja e tyre do të sillte përkeqësimin gjendjes shëndetësore që mund të shkonte deri në vdekje, shkruan faxweb.

Nga ana e prokurorisë po punohet për zbardhjen e kësaj ngjarje që nisi krejt rastësisht midis shokësh në qendër të qytetit, në zonën e njohur ndryshe si “Pedonale”
Shtuar më 09/09/2020, ora 18:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori