U plagos me thikë apo u pre me llamarina?! Policia nis hetimet...
Gjyqtari Artan Gjermeni ka lënë spitalin "Nënë Tereza" dhe është kthyer në shtëpinë e tij.

Ai banon pranë Ambasadës Amerikane tek "Rruga e Elbasanit".

Sapo gjyqtari ka lënë spitalin, disa policë kanë shkuar për verifikime tek shtëpia e Gjermenit.

Fillimisht u tha se gjyqtari ishte plagosur me thikë, kurse vetë Gjermeni deklaroi se ishte plagosur nga llamarinat në garazhin e shtëpisë.

Policia ka dyshime se mos plagosja e tij ka lidhje me ndonjë ngjarje dhe për këtë shkak ka nisur hetimet. /Albeu.com/
Shtuar më 17/01/2016, ora 21:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori