U pikas nga pronari i banesës, shqiptari grabitës hidhet nga ballkoni
Një shqiptar në Itali u hodh nga ballkoni i banesës, ku kishte shkuar për të vjedhur, në mënyrë që t’i shpëtonte policisë.

Ngjarja është regjistruar në zonën e Pallo, një provincë në Salerno të Italisë.

Ai u vu re nga pronarët që po ktheheshin në momentin kur shqiptari kishte hyrë për të grabitur.

Në panik e sipër shqiptari u hodh nga ballkoni, por mbeti i lënduar.

Policia e arrestoi, dhe tani ndodhet pranë autoriteteve ligjore.
Shtuar më 05/08/2020, ora 18:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori