U pezullua se bëri fushatë, drejtoresha e Shëndetësisë: Ja e vërteta
Ministria e Shëndetësisë ka pezulluar drejtoreshën e Qendrës Shëndetësore numër 1, Lushnjë, Julinda Feracaku, pasi dyshohet se ka marrë pjesë në fushatë dhe për më tepër ka detyruar edhe vartësit.

Pavarësisht pezullimit, ka reaguar vetë drejtoresha e Qendrës Shëndetësore numër 1 e cila e ka mohuar këtë gjë, shkruan GSH.
“Nuk është e vërtetë, janë lajme të stisura.

Një gjë e tillë do të vërtetohen shumë shpejt”. E pyetur se nëse ajo po vijon punën, Feracaku tha: “Përveçse jam drejtoreshë jam edhe mjeke, profesion të cilin do ta vazhdoj tërë jetën”, – ka thënë shkurtimisht drejtoresha e Qendrës Shëndetësore numër 1 në Lushnjë, Julinda Feracaku.

Në një deklaratë për shtyp, ministria e Shëndetësisë, bëri të ditur se pezullonte drejtoreshën e Qendrës Shëndetësore numër 1, deri në sqarimin e plotë të situatës. /albeu.com/

Shtuar më 30/05/2017, ora 14:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori