U përplasën me policinë, nis procedimi penal për 25 protestues
Ndërkohë që kanë kaluar 24 orë nga protesta, policia e Shtetit ka ndërmarrë masat pas protestës së djeshme përballë ministrisë së Brendshme, nga një grup të rinjsh të opozitës.

Blutë e Tiranës bëjnë me dije se kanë nisur procedimin penal për 25 shtetas për "Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme", si dhe për "Prishje të rendit dhe qetësisë publike".


Më datë 11.06.2018, shërbimet e policisë të Komisariatit Nr.1, proceduan penalisht shtetasit :

H. V., 27 vjeç, O. M., 28 vjeç, J. M., 22 vjeç, B. L., 30 vjeç, H. I., 32 vjeç, G. M., 35 vjeç, F. B., 23 vjeç, S. Sh., 35 vjeç, F. D., 23 vjeç, A. L., 28 vjeç, A. B., 34 vjeç, S. M., 28 vjeç, B. K., 28 vjeç, R. D., 31 vjeç, M. D., 21 vjeç, D. Z., 22 vjeç, S. V., 32 vjeç, A. N., 47 vjeç, E. M., 25 vjeç, Sh. B., 29 vjeç, G. N., 34 vjeç, L. H., 32 vjeç, K. M., 32 vjeç, A. D., 21 vjeç dhe F. K., (banues në Mamurras dhe Tiranë)

Këta shtetas, ditën e djeshme rreth orës 18:30, nga Ministria e Brendshme në drejtim të Kryeministrisë, kanë organizuar një tubim të paligjshëm dhe kanë vazhduar duke prishur rendin dhe qetësinë publike edhe pas lajmërimit të bërë nga ana e Policisë për shpërndarje.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në manifestime e grumbullime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike”, parashikuar nga nenet 262/1 e 274 të Kodit Penal. /albeu.com/

Shtuar më 12/06/2018, ora 15:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori