U përplasën me kamionin, identifikohen dy të rinjtë që humbën jetën në autostradë
Janë identifikuar dy viktimat e aksidentit tragjik të ndodhur në orët e para të ditës së sotme në aksin rrugor Shkodër-Lezhë.

Dy viktimat janë 38 dhe 25 vjeç, Gentian Toma me makinën me targa AA 929 FF dhe pasagjeri Robert Ejlli.

Makina e tyre është përplasur me një kamion ku si pasojë kanë humbur jetën dy të rinjtë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2.20 të natës në afërsi të Dajçit.

Njoftimi i policisë

Më datë 22.08.2018, rreth orës 01:40, në supërstradën Lezhë – Shkodër, në vendin e quajtur “Ura e Dajçit”, është marrë njoftim se ka ndodhur një aksident automobilistik, ku mjeti tip “Benz” me targa AA 929 FF me drejtues shtetasin G.T. 32 vjeç, banues në Mabë – Lezhë, ka goditur nga mbrapa mjetin tip “IFA” me targa LE 3364 A me drejtues shtetasin E.B. 19 vjeç, banues në Lezhë.

Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit “Benz” shtetasi G.T. dhe pasagjeri po në këtë mjet shtetasi R.E. 25 vjeç, banues në Mabë – Lezhë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. /albeu.com/






Shtuar më 22/08/2018, ora 08:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori