U përplas me automjetin, vdes 48-vjeçari
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar këtë paradite në qytetin e Ballshit.

Policia ka bërë me dije se ngjarja ka ndodhur orës 13:15, kur shtetasi G.M, 26 vjeç, banues në Ballsh, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar shtetasin I.M, 48 vjeç, banues në Ballsh, i cili ishte duke ecur në këmbë.

Për pasojë 48-vjeçari ka marrë dëmtime dhe pas ndihmës së parë në Spitalin e Ballshit u transportua për në Spitalin Rajonal Fier, por fatkeqësisht gjatë rrugës ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin ligjor dhe sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 13:15, në qytetin e Ballshit, shtetasi G.M, 26 vjeç, banues në Ballsh, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar shtetasin I.M, 48 vjeç, banues në Ballsh, i cili ishte duke ecur në këmbë.

Për pasojë e përplasjes ka marrë dëmtime dhe pas ndihmës së parë në Spitalin e Ballshit u trasportua për në Spitalin Rajonal Fier por gjatë rrugës ka ndërruar jetë.Grupi hetimor po punon për dokumentimin ligjor dhe sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.
Shtuar më 22/05/2019, ora 14:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori