U përmend pas 2 ditësh nga koma, Olsi tregon mes lotësh si ndodhi tragjedia (VIDEO)
Vetëm 5 ditë pas martesës, Rezarta Hajdari humbi jetën ndërsa bashkëshorti i saj, Osjani përfundoi në spital në gjendje të rëndë.

Por pas dy ditësh në koma, fatmirësisht Olsi ka mundur të ndërgjegjësohet.

“Ne hëngrëm darkë me familjen dhe vajtëm e u shtrimë. Morëm edhe një mangall me prush e vendosëm në dhomë dhe kaq. Asgjë tjetër nuk mbaj mend. Se si më kanë dërguarspital, se kush më ka dërguar nuk di fare asgjë”, tregoi ai.

Të prekur nga kjo tragjedi, kanë folur edhe prindërit e 27-vjeçarit, Dilaveri dhe Bukurija:

“Hapa derën e dhomës. I gjeta të shtrirë në krevat. Djali kishte rënë kështu (shpjegon me dorë), ndërsa nusja ishte mbështetur mbi gjoksin e djalit. O Dilo (të shoqit) më paskan vdekur fëmijët i thashë”, tregon zonja Bukurie. /albeu.com/
Shtuar më 15/12/2019, ora 22:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori