U përmend në dosjen "Habilaj", Ylli Baka tregon lidhjen me trafikantët

Pëlqej
Pas publikimit të Dosjes Habilaj ku përmendej edhe emri i këngëtarit të njohur popullor Ylli Baka, ka reaguar vetë ky i fundit.

“Të dy flasin edhe për Ylli Bakën që përdoret si gjithë të tjerët”, thuhej në dosjen e italianëve.

“I kam fansa, kanë qenë kudo nëpër koncerte. Kam qenë në dasmën e vëllait të vogël të Habilajve, kjo është lidhja e vetme”, -ka thënë Baka.

I pyetur se pse e kanë përmendur në atë bisedë dy trafikantët e drogës, këngëtari i dashur për publikun shqiptar sqaron dhe thekson se e gjitha lidhet me muzikën e tij, shkruan Newsbomb.

“E pëlqejnë muzikën time. Më kanë thirrur nëpër festa, gëzime familjare.

Unë kam shkuar siç shkoj kudo”, shprehet Baka paksa i surprizuar që emri i tij gjendet në dosjen e italianëve. /albeu.com/
Shtuar më 18/10/2017, ora 13:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori