U përjashtua nga programi, nuk ndalet Shqipja: Do të fundos shumë veta (FOTO LAJM)

Pas shumë sulmeve dhe shprehje bullizuese në studio, Shqipe Hysenaj u përjashtua për një afat të pacaktuar nga emisioni i të rinjve "Për’puthen".

Shkak për largimin e saj u bë bullizmi dhe homofobia, të cilën e shfaqi me zë të lartë ndaj konkurrentit biseksual gjithashtu konkurrent.

Puntata e të premtes ishte më e bujshma e “Për’puthen”, e cila pasoi me masën drastike për Shqipe Hysenajn.

Në llogarinë e saj në Instagram, kjo e fundit ka falenderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur, si dhe ka bërë një “kërcënim” publik.

"Faleminderit të gjithëve për suportin. Nuk do jua harroj kurrë dhe ta dini që me ndihmën tuaj dhe drejtësinë time do fundosen shumë veta."- ka shkruar Shqipja, pa e specifikuar më tej deklaratën e saj.
Shtuar më 24/10/2020, ora 21:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori