U përjashtua nga listat e Kukësit? Anëtarja e PD zbulon si qëndron e vërteta me Flamur Nokën
Anëtarja e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve për deputetë në Partinë Demokratike, Enriketa Papa ka folur për vijimësinë e procesit të votimit të anëtarëve në qarqet e vendit.

Papa u shpreh se nuk janë vetë kriteret e deklaruara por edhe formularë të tjerë që bëjnë përzgjedhjen e anëtarëve pasi PD synon të ketë përfaqësues që do të sjellin fitoren.

“Kriteret nuk janë vetëm ato të deklaruara por ka edhe formularë të tjerë që prekin ligjin e dekriminalizimit, diktaturën komuniste, justifikimin e pasurisë dhe informacione të tjera që përbëjnë formularin me 30 faqe.

Patjetër që ka emra të rinj që do të jenë pjesë e përfaqësisë së PD në zgjedhjet që vijnë. Synimi i komisionit ka qenë hartimi i listave për njerëz me kontribute dhe me integritet të lartë publik e politik. Ky synim shkon edhe me propozimin e PD për hapje të listave 100%”, tha Papa.

Ndër të tjera foli për emrin e Flamur Nokës që nuk rezulton tek emrat e Kukësit por burime kanë bërë me dije se do të kandidojë në listat e Tiranës. Papa tha se ka pasur shumë emra që janë propozuar në disa qarqe, por PD ka përcaktuar se ku të kandidojnë në mënyrë që të sjellin sa më shumë vota për partinë.

“Procesi i propozimeve që ka filluar që në Qershor për përfaqësinë kishte si qëllim dhënien e anëtarësisë për emrat që donin të kandidatë për deputetë apo drejtues të pushtetit lokal. Emrat kanë dalë në shumë qarqe e rrethe, ndaj është menduar strategjia e fitores dhe se cili emër sjell më shumë vota në secilin qark.

Emrat e konkretë nuk kanë dalë vetëm në një vend, por në disa qarqe. Rëndësi ka për ne të propozojmë emra që do të sjellin fitoren e PD”, tha Papa./fax web
Shtuar më 26/09/2020, ora 17:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori