U përfshi në "masakrën" në Bllok, si u arrestua në Dubai burri trafikant i Suada Sherifit
Operacioni ndërkombëtar i drogës i finalizuar në disa shtete ka vënë në pranga disa persona.

Gazetari Artan Hoxha raporton se në pranga është vënë Denis Matoshi i njohur ndryshe si Eldi Dizdari.

Ky i fundit njihet edhe si bashkëshorti i bukuroshes Suada Sherifi.

Ai është një personazh i njohur i trafikutkokainës dhe ka qenë i përfshirë edhe në vrasjen e ndodhur në Bllok dy vite më parë.

Pas ngjarjes së Bllokut në tetor të vitit 2018 ai ishte zhvendosur në Dubai ku vazhdonte aktivitetin e trafikutkokainës.

Matoshi dyshohet si i përfshirë edhe në ngarkesën prej 613 kg kokainë të kapur në Maminas në kompaninë e Arbi Garden.


Shtuar më 17/09/2020, ora 10:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori