U paralajmërua nga Rama, Xhafaj nis hetimin për “spiunët” e policisë
Dy ditë më parë aksioni i policisë për të vënë në pranga 3 drejtues të policisë në Vlorë, dështoi pasi ato nuk u gjetën në banesën e tyre.

Pas dështimit të operacionit, akuza të rënda u hodhën ndaj policisë dhe ministrisë së Brendshme për dekonspirim të operacionit.

Mësohet se ditën e sotme, ministri Xhafaj do të dorëzojë një kallëzim penal për nxjerrjen e sekretit hetimor në lidhje me arrestimin e 3 zyrtarëve të cilët tashmë rezultojnë të arratisur nga vendi.

Këtë zhvillim e paralajmëroi Rama mbrëmë në emisionin “360 gradë” te Artur Zhehit.

"Ministri i Brendshem Fatmir Xhafa do të nisë neser një kallëzim penal per dekonspirimin e aksionit të policisë per arrestimin e 3 ish zyrtarëve të lartë"-tha mbrëmë Rama.

3 zyrtarët e policisë në Vlorë akuzohen për lidhje me bandën e Habilajve dhe emrat e tyre janë zbardhur edhe në dosjen e famshme të ardhur nga Italia. /albeu.com/


Shtuar më 24/11/2017, ora 09:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori