U organizua nga "Babagjyshi", merr fund greva në burgun e Burrelit
burgun e Burreli 18 prej të dënuarëve nisën një grevë urie, ku kundërshtonin kushtet e këqija në ambientet ku vuanin dënimin.

Së fundmi raportohet se greva ka marrë fund dhe problemit i është dhënë zgjidhje duke i shpërndarë organizatorët në burgje të tjera.

Këtë grevë e kishte organizuar një nga grabitësit e bandës së "Babagjyshëve" të cilët të armatosur vidhnin qendrat e mëdha tregtare.

Nëhet fjalë për Ilir Kupën i cili deklaroi se nuk pranuan të hanin më ushqimin e burgut, që ishte sipas tyre, i pangrënshëm pasi përmbante miza dhe krimba.

Bashkë me 17 të dënuar të tjerë ai u transferua në një institucion tjetër; vendimin e mori kreu i Përgjithshëm i Burgjeve, Stefan Çipa, që verifikoi kushtet e këqija të jetesës në këtë instititucion, lagështirën, cilësinë e ushqimit etj.

Në këtë kudër kanë nisur punimet për izolimin e taracave dhe mureve nga lagështira dhe përmirësimin e kushteve të ajrimit për të dënuarit me 25 vjet e sipër. /albeu.com/
Shtuar më 23/11/2018, ora 10:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori