U njohën në Instagram, çfarë ndodhi me 16 vjeçaren ditën e djeshme në Durrës
Ditën e sotme u raportua se një vajzë e mitur është kapur me forcë nga një 18 vjeçar në Durrës, i cili dyshohej ta kishte përdhunuar.

Ka qenë vetë adoleshentja ajo e cila e ka kallëzuar në Polici 18 vjeçarin.

16 vjeçarja do i nënshtrohet një ekspertize te mjeku ligjor për të parë nëse ka ndodhur realisht abuzimi seksual.

Mësohet se e mitura ishte njohur në rrjetin social Instagram me 18 vjeçarin me inicialet D.M, i cili aktualisht po mbahet i arrestur në paraburgim nga policia.

Adoleshenti më pas e ka ftuar të takohen, dhe me konfirmimin e vajzës janë takuar në një lokal në zonën e plazhit.

Pasi kanë konsumuar një pije në lokal, mësohet se i riu ka dashur që takimi të vijonte në një tjetër ambient, për të kryer marrëdhënie seksuale.

Sipas vajzës, ajo ka kundërshtuar veprimin e djalit të cilin më pas e ka kallëzuar në polici.


Shtuar më 20/01/2020, ora 12:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori