U nis për set fotosh, modelja britanike drogohet e nxirret në ankand (FOTO LAJM)

Një rast i çuditshëm e deri në çmenduri ka kaluar një modele britanike në Itali.

Ajo është droguar dhe rrëmbyer për t’u shitur më pas në një ankand online.

20-vjeçarja">20-vjeçarja kishte mbërritur në qytetin e Milanos me idenë se do të merrte pjesë në një set fotografish, por papritur është rrëmbyer dhe për 6 ditë me radhë ka mbijetuar në kushte ekstreme.

Sipas BBC, i dyshuari kryesor është një 30-vjeçar nga Polonia i cili banon në Britani.

Modelja, emri i të cilës nuk është bërë i ditur duket se ishte sulmuar nga 2 burra menjëherë pasi është sistemuar në apartamentin ku do të bëheshin dhe fotot.

Sipas policisë italiane, vajza është droguar, është lidhur me pranga dhe më pas e kanë futur në një valixhe, të cilën e vendosën në bagazhin e një makine.

Ajo ka udhëtuar ashtu deri sa ka mbërritur në një shtëpi të izoluar në veriperëndim të Torinos.

Por kjo nuk ishte e gjitha. 20-vjeçarja">20-vjeçarja është mbajtur e mbyllur në një komodinë, ndërsa rrëmbyesi i ka kërkuar menaxherit dhe familjes 300 mijë euro në valutë Bitcoin për lirimin e saj.

As familja dhe as menaxheri i saj nuk e plotësuan kushtin e tij, kështu që ai vendosi ta nxjerrë vajzën në ankand, përmes një faqeje ilegale interneti.

Pasi pa që as kjo mënyrë nuk ka funksionuar, ai e ka lënë të lirë vajzën.

Nisur nga veprimet e tij të çuditshme, policia italiane ende po heton rreth ngjarjes. E ndërsa vajza përveç të tjerave, ka rrezikuar rëndë jetën gjatë gjithë ditëve të torturës. /albeu.com/


Shtuar më 06/08/2017, ora 09:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori