U ngriti gishtin e mesit, gratë e Astirit në protestë: Borchardt shporru nga Shqipëria
Ditën e sotme është duke u zhvilluar një protestë përpara ambienteve të një hoteli në Tiranë, në drejtim të ambasadorit të OSBE-së Bernd Borchardt.

Janë pikërisht gratë e Astirit, të cilat të ofenduara nga gjesti i turpshëm i ambasadorit, janë ngritur në protestë dhe kërkojnë largimin e tij.

Ndërkohë ambasadori ndodhet në ambientet e hotelit ku po mbahej konferenca mbi Reformën Zgjedhore.

"Ne kemi ardhur këtu të kërkojmë dorëheqjen e tij, pasi ai na ka fyer rëndë" është shprehur një prej banorëve.

"Borchardt, shame on you", kanë qenë disa nga pankartat dhe thirrjet e përdorura nga ana e protestuesve.

Ndërkohë që në disa pankarta të tjera thuhet: Dinjiteti ynë është më i rëndësishëm sesa gishti i Borchardt.

“Ne kemi pasur hallet dhe problemet tona, për të drejtën e shtëpisë.Ai ka sha veten, dhe nuk duhet të qëndrojë më në Shqipëri”, shprehet një tjetër protestuese e Astirit.


Shtuar më 24/10/2019, ora 09:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori