U ngacmonte mbesën, xhaxhallarët rrahin 18 vjeçarin
Pëlqej
Një 18 vjeçar është goditur rëndë nga tre burra, të cilët kanë qënë të afërmit e vajzës që ky ngacmonte. Kaq ka mjaftuar që në këtë çështje të përfshiheshin xhaxhallarët dhe kushëriri i vajzës, me pretendimin se i kishin ngacmuar mbesën e tyre.

Djali i cili është paraqitur në rajonin e policisë ka treguar për dhunën e ushtruar ndaj tij, ndërsa nën kërcënimin e një arme ai është detyruar të futej në një automjet. 18 vjeçari me inicialet Xh.S, ka deklaruar para uniformave blu se Antonio.F., 50 vjeç, Florentino.F. 53 vjeç dhe Klaudio. S, 25 vjeç., banues në Patos, nën kërcënimin e armës së zjarrit tip pistoletë, e kanë marrë në mjetin e tyre dhe me pas e kanë qëlluar me grushta.

E mitura është ankuar tek të afërmit për ngacmimin e të riut, duke bërë që xhaxhallarët dhe një kushëriri i saj ta rrëmbejnë dhe të dhunojnë të riun.

Pas denoncimit, në ngarkim të tyre materialet i kaluan Prokurorisë së Fierit për veprat penale “Heqje e lirisë së personit”, “Armembajtje pa leje” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”. /albeu.com/
Shtuar më 18/09/2014, ora 16:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori