U ndërtuan me leje false, sekuestrohen dy pallate dhe një truall në Lezhë

Ditën e sotme në Lezhë, policia e Lezhës ka sekuestruar disa ndërtesa të mëdha.

Të sekuestruara janë pallatet që mund t'i shikoni në galerinë e bashkëngjitur lajmit.

Në bazë të hetimeve lejet e tyre të ndërtimit ishin të falsifikuara.

Dy pallate në ndërtim 5 dhe 7-katësh dhe një truall në Lezhë, të parët në pronësi të një firme ndërtimi dhe trualli me gjithë objektin në ndërtim sipër tij të një personi me iniciale B.D. janë vendosur në sekuestro preventive nga Policia e Lezhës, e cila ka ekzekutuar vendimin e GjykatësRrethit Lezhë marrë 13 më prill 2018">2018.

Pallatet janë në pronësi të shoqërie shpk. me administrator A.U. dhe me adresë në Kune, Shëngjin, kurse trualli ndodhet në lagjen Besëlidhja në Lezhë.

NJOFTIMI I POLICISE SE SHTETIT:

Me datë 13.04.2018">2018, nga specialistët e seksionit kundër krimit ekonomik financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, u ekzekutua Urdhëri datë 13.04.2018">2018, i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për ekzekutimin e vendimit penal Nr. 127 datë 13.04.2018">2018GjykatësRrethit Gjyqësor Lezhë , e cila ka vendosur masën e sigurimit pasuror “,Sekuestro preventive” mbi pasuritë e paluajtshme, pallate në ndërtim të një shoqërie sh.p.k. në Lezhë , në adresë Kune Shëngjin, në pronësi dhe administrator të shtetasit A.U.

Konkretisht, një pallat 5-katësh dhe në proçes kati i fundit me sipërfaqe të sheshit të ndërtimit 2000 m2 Një pallat 7 katësh dhe në proçes kati i fundit, me sipërfaqe të sheshit të ndërtimit 4712m2.

Sekuestroja e këtyre pasurive u bë pasi, nga vendimi penal i Gjykatës, lejet e ndërtimit të këtyre pallateve kanë rezultuar të siguruara në kundërshtim me ligjin, të fallsifikuara.

Gjithashtu, po më datë 13.04.2018">2018, nga specialistët e Seksionit kundër krimit ekonomik financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, u bë ekzekutimi i urdhërit datë 13.04.2018">2018, i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë , për ekzekutimin e vendimit penal Nr. 128 datë 13.04.2018">2018, të GjykatësRrethit Gjyqësor Lezhë, e cila ka vendosur masën e sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” mbi pasuritë e paluajtshme ( dhe në gjendjen faktike në të cilën ndodhet sot objekti i ndërtimit, në ndërtim e sipër) , konkretisht truall me sipërfaqe 1146.6 m2, në adresë lagje “Besëlidhja” Lezhë, në pronësi të shtetasit B.D.

Arsyeja e vendosjes së kësaj sekuestro është bërë pasi, nga vendimi penal i Gjykatës, leja për ndërtim ka rezultuar e siguruar në kundërshtim me ligjin.

Njëkohësisht, pranë Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Lezhë, u kryen veprimet duke vendosur kufizimet përkatëse në zbatim të vendimit penal të Gjykatës.

Ky proçedim policor me rezultat “Sekuestro preventive” , është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë mes Policisë së Lezhës e cila ka referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, materialet proçeduriale mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm , në lidhje me këto 2 raste për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” “dhe “Fallsifikim dokumentash” si dhe Prokuroria e Rrethit Gjyqësor e cila ka regjistruar proçedimin penal duke kryer më pas veprimet e mëtejshme. /albeu.com/
Shtuar më 14/04/2018, ora 12:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori