U ndalua të hyjë në SHBA, reagon Dako: Nuk kam asnjë koment
Ish-kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ka reaguar pas lajmit të publikuar nga “Zëri i Amerikës”, sipas së cilës Departamenti Amerikan i Shtetit i ka ndaluar hyrjen për në SHBA.

Në një prononcim, Vangjush Dako tha se nuk është në dijeni të një vendimi të tillë. “Nuk kam asnjë koment. Nuk di asgjë për vendimin”-tha Dako në një prononcim të shkurtër për mediat.

Në bazë të njoftimit të sotëm të publikuar nga Zëri i Amerikës, Vangjush Dako, bashkëshortja e tij Alba Dako, djali Xhulio Dako dhe vajza e tij Kejsi Dako nuk lejohen të hyjnë në Amerikë.


Shtuar më 30/07/2019, ora 15:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori