U nda prag dasmës, Mimoza Shkodra qan hallet me shoqërinë (FOTO LAJM)

Pas gati një viti nga fejesa, Seldi dhe Mimoza i dhanë fund duke u ndarë, një lajm që i habiti të gjithë pasi çifti dukeshin shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit.

Shkak i ndarjes u tha se ishte distanca pasi Seldi jeton në Tiranë e Mimoza në Zvicër.

Një tjetër detaj që u vu re ishte fakti që dy këngëtarët fshinë fotot e tyre së bashku nga rrjetet sociale.

Pavarësisht zhurmës që ka bërë në media ndarja e tyre, Seldi dhe Mimoza kanë preferuar mos të flasin publikisht, shkruan Xing.al.

Ndërkohë hallet e pas ndarjes Mimoza po i qan me shoqet e saj. "Fol e fol na është ftof darka", shkruan këngëtarja në foton e saj të fundit. /albeu.com/

Shtuar më 11/09/2018, ora 10:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori