U nda nga jeta pas lindjes pesë vite më parë, sot e kujton shoqja e klasës
Sot bëhen 5-vjet që pas ndarjes nga jeta të Dorianës, bashkëshortes së portierit të Partizanit dhe Kombëtares, Alban Hoxha.

Pas akuzave të familjarëve, mjekët përgjegjës u dënua me vetëm 400 mijë lekë gjobë.

Në vitin 2014, në maternitetin “Koço Gliozheni”, bashkëshortja e Alban Hoxhës, Doriana Haka lindi një djalë përmes operacionit. Por fatkeqësisht, 24 orë më pas gjendja e saj rëndohet. Doriana ndërroi jetë pas 15 ditësh në pavionin e neurologjisë në QSUT.

Lidhur me këtë vendim, ka reaguar sot shoqja e ngushtë e Dorianës në Fakultetin Juridik, Marinela Ziu.

“Sot, në 5 vjetorin e humbjes tënde, Drejtësia, ajo për të cilën ne studionim e diskutonim pafund, e që na lidhi më shumë bashkë, dënoi ata që të morën jetën për një hollues gjaku, në ditën tënde më të bukur, si nënë për herë të parë, me 400 mijë lekë…

"Ky sistem drejtësie, dhe jo vetëm, nuk është ajo që ne ëndërronim, po unë besoj fort në Zot, dhe Ai, ligësinë dhe arrogancën, nuk e dënon me 400 mijë lekë…"

"Zoti të pastë afër Dor!”, shkroi Ziu në postimin e saj.
Shtuar më 19/11/2019, ora 19:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori