COVID-19 i mori
jetën artistit të madh
Koço Devole, të cilit ditën
e sotme miq, kolegë e të afërm i dhanë lamtumirën e fundit.
Devole u shua në moshën 75-vjeçare teksa ndodhej prej 1 jave i intubuar në spitalin Infektiv, për shkak se gjendja e tij
shëndetësore u rëndua pasi u infektua me COVID.
Aktori fillimisht u negativizua nga
Covid dhe doli nga spitali, por u desh të rikthehej me urgjencë për shkak të rëndimit të gjendjes
shëndetësore sepse vuante edhe nga leucemia. Kur u shtrua për herë të dytë në spital ai u fut menjëherë në intubim dhe pas një jave në luftë për
jetën, ai e humbi betejën.
Shtuar më 10/11/2020,
ora 15:10