U nda nga Fieraku, gruaja denoncon bashkëjetuesin
Pëlqej
Një grua nga Fieri ka shkuar në polici dhe ka denoncuar bashkejtuesin e saj për zhvatje parash.

Prokuroria e Fierit ka nisur hetimet për këtë person, i cili ia kishte marrë këto shuma të mëdha bashkëjetueses nëpërmjet mashtrimit.

Sipas burimeve nga drejtoria vendore e Policisë Fier, sektori për krimin ekonomik e financiar, Më datë 16.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkalës së Parë Fier, për shtetasin I.F, vjeç 46, banues në fshatin Cakran, Fier.

Kjo pasi ish bashkëjetuesja E.M, vjeç 43, banuese në Elbasan, kallëzon se gjatë bashkëjetesës e ka mashtruar duke i marrë një sasi eurosh.

Hetimet po kryhen në bazë të Nenit 143/2 të Kodit Penal. /albeu.com/
Shtuar më 17/05/2018, ora 17:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori