U miratua kodi i ri zgjedhor në Maqedoni
Albeu.com
Parlamenti i Maqedonisë miratoi kodin e ri zgjedhor sipas të cilit kryetarin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve e zgjedhin partitë opozitare, ndërsa nënkryetarin partitë në pushtet.Risi në këtë kod është se për herë të parë në procesin zgjedhor do të angazhohen punonjësit e administratës publike krahas përfaqësuesve partiakë të cilët do të marrin pjesë në këshillat zgjedhore në nivel lokal. Kodi i miratuar zgjedhor parasheh që përdorimi i gjuhës shqipe gjatë procesit zgjedhor të jetë i detyrueshem.
Shtuar më 30/03/2006, ora 11:13
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori