U merrte para studentëve, arrestohet pedagogu në Gjirokastër
Pëlqej
Në këmbim të një note kaluese, një pedagog i cili ka marrë lekë nga një studente tashmë ka rënë në prangat e policisë. Uniformat blu kanë arrestuar në flagrancë pedagogun, pasi akuzohet për "korrupsion pasiv" si person që ushtron funksione publike.

Të njëjtat burime shtojnë se në pranga ka përfunduar Hamit Ismailati, pedagog i infermierisë në Universitetin “Eqerem Çabej” në Gjirokastër.

Pedagogu u kap në flagrancë me 10 mijë lekë të reja, të cilat ja kishte marrë një studenteje në këmbim të notës kaluese. Në momentin e arrestimit, në portofol ju gjetën dhe sekuestruan 565 euro dhe 28.500 lekë të reja, përpos shumës që ja kishte dhënë studentja. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2014, ora 16:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori