Pas rastit të arrestimeve dy ditë më parë të pedagogëve në Shkodër, pasi merrnin nga 200 deri në 700 euro për një provim, të tjera raste janë bërë
publike.
Uniformat blu kanë shpallur në kërkim Dorina Minon, pedagoge në Universitetin e Vlorës, pasi
akuzohet se ka marrë lekë për provime.
Kjo e fundit
akuzohet për veprat penale të “korrupsionit pasiv të
personave që ushtrojnë
funksione publike” dhe “korrupsioni aktiv i
personave që ushtrojnë
funksione publike”. /albeu.com/
Shtuar më 23/11/2016,
ora 09:51