Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në fshatin
Brataj të Vlorës.
Policia njofton se në afërsi të të quajtur “Ura e
Bratit” është gjetur i pajetë buzë lumit një 74-vjeçar.
Dyshohet se i moshuari,
shtetasi M. G., të jetë mbytur në lumë. Nga këqyrja paraprake në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.
Vlorë/Informacion paraprak:
Rreth orës 18:10, në fshatin
Brataj, në afërsi të vendit të quajtur “Ura e
Bratit”, është gjetur i pajetë buzë lumit, dyshohet i mbytur,
shtetasi M. G., rreth 74 vjeç, banues në
Brataj, Selenicë.
Nga këqyrja paraprake në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Shtuar më 19/02/2021,
ora 20:16