Para në këmbim të notës kaluese, pranga tre sekserëve në Elbasan
U mbyt duke bërë zhytje, i riu ishte kameraman në televizion
Pëlqej
Trupi i pajetë i një burri është gjetur në vendin e quajtur Shpella e ”Haxhi Ali-ut”, në Vlorë.

Policia njofton se viktima eshte identifikuar si Armando Hallvaxhiu, 34 vjec nga Tirana.

Mësohet se ai punonte si kameraman ne televizion News 24, ndersa kishte pasion dhe merrej me zhytjen.

Njoftimimi i policise:

Vlorë
Informacion paraprak

Më datë 22.04.2018, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në Karaburun në vendin e quajtur Shpella e ”Haxhi Ali-ut”, është mbytur shtetasi A.H., 34 vjeç, banues në Tiranë, i cili merrej me zhytje.

Trupi i pajetë po transportohet në morgun e Spitalit Rajonal Vlorë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/
Shtuar më 22/04/2018, ora 23:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori