U mbijetoi 7 atentateve, si shpëtoi pas 6 plumbave në vitin 2015
Pronari i pub “Ecuador”, Rudin Haxhia, 39 vjec i ka shpëtuar 7 atentateve, i fundit mbrëmë në Sarandë në një Llotosport.

Atentati i mbrëmshëm përfundoi pa viktima apo plagosje por në një nga atentatet ai është qëlluar me 6 plumba por ja ka dalë të mbijetojë pavarësisht gjendjes së rëndë.

Ishte mbremja e 30 dhjetorit 2015 kur Haxhia ishte duke udhetuar në makine me nje kushëririn e tij, Emeid Haxhia 28 vjeç, ku u qellua me breshëri. Kjo ngjarje u shënuar në aksin rrugor Bistricë-Sarandë dhe dy të plagosurit u dërguan atë natë me urgjencë në spital, raporton albeu.com.

Përmbledhja e atentatëve

Tritol ndaj diskos

Sulmi i parë më datën 05.08.2011

Sulmi i dytë më datën 15.09.2013 në lagjen nr.1 Sarandë

Versioni i policisë

Policia saktëson se ngjarja ndodhi rreth orës 15:45, në aksin rrugor “Delvinë-Bistricë”, në vendin e quajtur “Shtreg”.

Nga një automjet “AUDI”, persona të paidentifkuar kanë hapur
zjarr në drejtim të mjetit “Volskëagen”.

“Mjeti “Volskëagen” me targë: AA945JG (në pronësi të: B.Ll. 30 vjeç, banues në Vlorë) drejtohej nga shtetasi Emeid Haxhia, 28 vjeç, i cili ka marrë dëmtime me 2 plumba në këmbë.

bashkë me shtetasin tjetër të quajur: Rudin Haxhia, 38 vjeç, i cili është dëmtuar me 5-plumba në pjesën e shpatullës dhe 1-plumb në këmbë (të dy djem xhaxhallarësh me banim në Tepelenë)”- njofton policia.

Shtetasit e dëmtuar janë nisur në drejtim të Tiranës për mjekim më të specializuar.

Policia ka sekuestruar 18-gëzhoja model-56 dhe 1- gëzhojë Pistolete tip TT.

Shërbimet e Policisë së Sarandës dhe Delvinës janë organizuar dhe kanë ngritur pika të shumta kontrolli me qëllim identi+kimin dhe kapjen e autorëve. /albeu.com/

Shtuar më 11/05/2017, ora 10:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori