U mbajt takimi i dytë i drejtpërdrejtë mes Prishtinës dhe Beogradit
Albeu.com
Në ndërtesën e Këshillit të Ministrave të BE-së, në Bruksel, sot u mbajt takimi i dytë i drejtpërdrejtë i Prishtinës dhe Beogradit, me ndërmjetësimin e Treshes negociatore të Grupit të Kontaktit. Pas takimit disaorësh, Treshja negociatore njoftoi përmes një komunikate se palët i kanë paraqitur qëndrimet e deritashme, por nuk përmendën ndonjë progres."Beogradi edhe më tej i ka sqaruar propozimet e veta për autonominë e Kosovës brenda Serbisë. Prishtina e ka elaboruar propozimin e saj për Fqinjësi të Mirë dhe Bashkëpunim ndërmjet dy shteteve të pavarura, si dhe zbatimin e plotë të të drejtave të pakicave", thuhet në deklaratë.
Udhëheqësit kosovarë thanë pas takimit se pas 10 dhjetorit, Kosova do të shpallë pavarësinë, ndërsa presidenti Fatmir Sejdiu tha se janë refuzuar tërësisht propozimet e Beogradit, sepse "janë kundër vullnetit të qytetarëve të Kosovës". Sejdiu tha se "Kosova nuk mund të jetë peng i vazhdimit të pandërprerë të negociatave".
Takimi i radhës do të mbahet më 22 tetor në Vjenë. rtk
Shtuar më 15/10/2007, ora 16:36
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori