U mbajt manifestimi "Deshmi per Burmaline"
Albeu.com
Pas shumë vitesh në sheshin e Shkupit në vendin ku dikur ka ekzistuar Xhamia Burmali u dëgjua ezani apo thirrja për namaz. Edhe pse riti fetar nuk u realizua pasi mungonte organizmi i BFI–së për një gjë të tillë, qytetarët e shumtë në numër megjithatë u lutën për ...... rindërtimin e Xhamisë Burmali që në vitin 1925 u rrënua nga okupatorët serbë.
Auditori u informua edhe mbi historikun e xhamisë së ndërtuar në vitin 1495. Në vitin 1925 është rrënuar nga okupatorët serbë dhe është ndërtuar shtëpia e oficerëve e cila është shkatërruar nga tërmeti i vitit 1963. Për xhaminë u kënduan edhe ilahi si dhe pjesë të Kuranit. (alsat)
Shtuar më 13/05/2010, ora 21:17
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori