U masakrua dje me plumba mes Tiranës, ish-burri e kërcënonte me jetë nga burgu
Pëlqej
Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e gjyqtares Fildes Hafizi dje në Tiranë.

Mësohet se gjatë kohës që bashkëshorti i saj gjendej në burg, ai nga burgu e kërcënonte se do ta vriste.

Këtë gjë e dinin edhe familjarët e saj të cilët të shqetësuar i kishin kërkuar të rikthehej në Shkodër për të qënë më e mbrojtur.

Por për shkak të fëmijëve dhe shkollës që kishin nisur Fildes nuk mundi.

Ajo u vra dje nga is-bashkëshorti i saj i cili hyri në makinën e saj dhe e qëlloi me dy plumba duke e lënë të vdekur. /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2017, ora 15:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori