U martua pa dëshirën e familjes, Votimja refuzohet si vajzë edhe pas 6 vitesh
Votimja ishte personazhi i radhës që kishte zgjedhur programin "Dua të të bëj të lumtur" për të rrëfyer historinë e dashurisë së saj.

Një dashuri që u bë burim konflikti midis familjesVotimes dhe asaj.

Historia nis kur ajo kishte qenë në 9-vjeçare dhe kishte dashuruar një djalë në fshatin ku ajo jetonte.

Ky djalë ishte Sinani, të cilin familja e Votimes kishte refuzuar ta pranonte për shkak të diferencës në moshë që ata kishin midis tyre.

Arsyeja tjetër që ata e kishin kundërshtuar këtë lidhje ishte jeta që bënte Sinani, sepse sipas tyre ai nuk ishte një njeri familjar.

Pas shumë pengesash Votimja ishte martuar me Sinanin, por familja e saj e kishte mohuar.

Ajo iu drejtua programit "Dua të të bëj të lumtur" që t’i kërkonte falje familjes dhe të bashkohej përsëri me ta pas 6 vitesh.

Arbana Osmani kishte dërguar dy ftesa, një tek prindërit e Votimes dhe një tek gjyshërit e saj.

Familja kishte refuzuar që të filmohej ftesa, por nëpërmjet një kamere të fshehtë u kuptua që babai i saj e dinte se kush e kishte dërguar atë.

Për këtë arsye ai nuk kishte pranuar që të vinte në program. Gjithashtu edhe ftesa e dytë që i ishte dërguar gjyshërve pati të njëjtën përgjigje. Për arsye shëndetësore gjyshërit nuk kishin pranuar që të vinin në program.

Është hera e parë që në programin "Dua të të bëj të lumtur", të ftuarit refuzojnë të vijnë në studio. Në fund Votimja i kërkoi falje familjes së saj madje tha:

"Të mos më falin mua vetëm sepse jam vajza e tyre, por të më falin sepse mbesa kërkon vazhdimisht t’i takojë"/ TCH/


Shtuar më 18/03/2018, ora 08:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori