Luciana Paula
Figueiredo, e cila për pak sa nuk finalizoi akti e saj makabër, mbi shtratin e së ëmës, 68-vjeçares Ana
Benedita Figueiredo, në spitalin ”Dr Carlos Macieira”, në qytetin e Sao Luis në Brazil, ra në prangat e policisë.
Pamjet u regjistruan nga pacientë të tjerë, zbulohet se si 32-vjeçarja vendos dorën e saj mbi hundën dhe gojën e nënës së saj, Anes.
Mediat lokale raportojnë se
vajza Luciana u arrestua në vendin e ngjarjes dhe më vonë u akuzua për tentativë vrasjeje, ndërsa nëna e saj u dërgua në njësinë e kujdesit intensiv.
Ana
Benedita ndodhet në spital që nga 19 janari pasi pësoi një emboli pulmonare. Burime nga Policia Civile thonë se hetimet fillestare rrëfejnë se
vajza dëshironte të vriste nënën e saj të sëmurë.
Sipas dëshmive, ajo ishte lodhur duke u
kujdesur për të.
Shtuar më 05/02/2020,
ora 23:59