Ditën e djeshme Gjykata e Fierit i dha lirinë ish-deputetit socialist Mark
Frroku.
Ndërkohë që në media bëri bujë ky vendim, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka rikujtuar se në
burg vazhdiojnë të mbeten ende kuksianët që
protestuan për të drejtën e tyre.
"Fundja një ditë do lirohej dhe ai,
pavarësisht krimit për të cilin u dënua. Por, kujtoj se janë ende në
burg 4 Shqiptarë nga Kukësi, kot fare!
Vetëm pse
protestuan për një të drejtë të ligjshme!!!"- shkruan ai.
Postimi i plotë i Manjanit :
U lirua Mark
Frroku?!
Po mire. Fundja një ditë do lirohej dhe ai,
pavarësisht krimit për të cilin u dënua.
Por, kujtoj se janë ende në
burg 4 Shqiptarë nga Kukësi, kot fare!
Vetëm pse
protestuan për një të drejtë të ligjshme!!!
Kjo nuk quhet drejtësi!
E përsëris propozimim:
PARLAMENTI TË BËJË NJË AMNISTI PËR QYTETARËT, që ndiqen penalisht
vetëm pse protestojnë!
Po të duan projektin, e përgatis në çast /albeu.com/
Shtuar më 11/05/2018,
ora 10:32