E FUNDIT/ Shpërthim me tritol në një banesë në Kamëz
U larguan për azil, në 3 muajt e parë të 2018-ës deportohen 4500 shqiptarë
Në tre muajt e parë të këtij viti afro 4500 shtetas shqiptarë janë deponuar nga vende të ndryshe të Bashkimit Europian. Sot, në Rinas ka mbërritur një avion me 30 shtetas të deportuar nga Franca dhe Belgjika.

Në kuadër të masave parandaluese, gjatë tre muajve të parë të 2018-ës janë proceduar 80 shtetas shqiptarë që kanë tentuar të kalojnë kufirin me dokumenta të falsifikuara.

Policia thotë se masat janë forcuar edhe në kufirin jeshil, ku si rezultat i patrullimeve janë kapur rreth 700 shtetas shqiptarë që kanë tentuar të kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme. /albeu.com/
Shtuar më 11/04/2018, ora 19:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori