U largua pa shpjegim nga mbledhja, Hajdari zbulon si qëndron e vërteta
Rudina Hajdari u pa teksa largohej më herët dhe pa asnjë shpjegim për mediat nga Këshilli Politik.

Pas këtij veprimi, në media u aludua se ajo mund t'a ketë braktisur mbledhjen, por si duket kjo nuk është e vërtetë.

Përfaqësuesja e opozitës në Këshillin Politik, Rudina Hajdari ka zbuluar përse është larguar nga mbledhja duke sqaruar se nuk e ka braktisur tryezën.

Në një reagim në Tëitter, Hajdari u shpreh se kisshte një angazhim personal dhe i kërkoi ndjesë kolegëve duke i siguruar bashkëpunim.

"Sqarim për mediat: Nuk e kam braktisur mbledhjen e KP, por me eshte dashur te largohem para kohe per shkak te nje angazhimi personal. U kam kerkuar ndjese kolegeve duke i siguruar ne bashkepunimin tim per sa kohe qe punojme ne dobi te qytetareve e jo te dy apo tre kryetareve", shkroi Hajdari.

Shtuar më 29/07/2020, ora 20:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori