U largua nga shtëpia e burrit, 20-vjeçarja gjendet e varur në degën e lisit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, në fshatin Poliqkë të Kamenicës.

Ditën e djeshme rreth orës 16:45 është gjetur e varur në degën e një lisi Arbesa Musliu e cila dyshohet se ka kryer vetëvrasje.

Arbesa Musliu 20-vjeçare është larguar nga shtëpia e burrit dhe pas kërkimit nga familjarët e saj, është gjetur në një distancë rreth 300 metra larg shtëpisë.

Prokuroria Themelore në Gjilan ka nisur hetimet lidhur me vdekjen e 20-vjeçares nga Kamenica, e cila u gjet e varur mbrëmë në fshatin Poliqkë të Kamenicës

"Mund ta konfirmoj si rast. Viktima dyshohet se është vetëvrarë. Janë duke u bërë hetimet, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është gjetur nga familjarët dhe më pas është dërguar në IML për obduksion. Ende nuk dihen motivet e këtij rasti", tha Maloku.
Shtuar më 19/10/2020, ora 20:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori