U largua nga familja për hir të dashurisë, Vitorja i kërkon falje babait pas 15 vitesh por ai ...

Një histori ndryshe, e veçantë dhe e dhimbshme po trajtohen tek e Diela Shqiptare në emisionin “Ka një mesazh për ty”.

Historia e një dashurie të ndaluar dhe kurorëzimi i saj pavarësisht mospëlqimit të familjeve.

Kjo është drama e Vitores e cila ftoi në emision live babain e saj i cili nuk pranoi të vinte duke e kuptuar se po e thirrte e bija.

Zoti Martin prej 15 vitesh shmang kategorikisht komunikimin me të bijën, për shkak se ajo u martua me Kujtimin, për të cilin familja nuk ishte dakord.

Siç tregoi Vitorja, e vetmja arsye pse nuk e pranuan lidhjen e tyre ishte tradita që thotë se, dy njerëz që rriten bashkë në të njëjtin fshat nuk mund të martohen bashkë.

Vitorja thotë se është shumë e lumtur me Kujtimin. Megjithatë, me lot në sy tregoi se djalin e tyre 8-vjeçar, gjyshi nuk ka dashur ta shikojë asnjëherë. 30-vjeçarja pohoi se komunikon fshehurazi me 5 prej vëllezërve të saj, kurse vëllai i dytë i mban të njëjtin qëndrim si i ati.

Postieri i “Ka Një Mesazh Për Ty” shkoi për të ftuar zotin Martin në studio, por ai nuk erdhi, diçka që shumë rrallë ka ndodhur në këtë rubrikë. Duke mos i ndaluar dot të qarat, Vitorja tha se e ndjente se i ati nuk do të vinte. Sidoqoftë, përmes ekranit iu lut ta falte dhe të pranonte të shikonte nipin e tij.

“Më ka marrë shumë malli, dhe e dua shumë! Ai është im atë!”/albeu.com/
Shtuar më 26/02/2017, ora 14:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori