"U largua nga dekriminalizimi, PS e riktheu në polici", Basha flet për perversin e Shkodrës
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar ashpër ndaj videos së policit të Malësisë së Madhe, i cili ngacmonte seksualisht një 15 vjeçare.

Basha gjatë takimit me banorët e Lushnjës, tha se polici ishte larguar nga detyra për shkak të ligjit dekriminalizimit, por ai u rikthye në detyrë nga Partia Socialiste.

“E patë atë që ndodhi sot më policin e Malësisë së Madhe? Ai person është larguar nga dekriminalizimi dhe PS e ka rikthyer në detyrë.

Ai që duhet të mbronte fëmijët e shqiptarëve, ka dal në video duke abuzuar me një minorene. Kjo është e turpshme”, tha Basha.
Shtuar më 11/02/2019, ora 17:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori