U largua me të dashurin, gjendet 17-vjeçarja nga Fieri
Gjendet 17-vjeçarja e zhdukur prej dy muajsh. 17-vjeçarja Ledia Redhi, nga Fieri që u denoncua e humbur nga familjarët e saj është gjetur nën shoqërinë e një djali në Berat.

Lajmin e konfirmojnë edhe familjarët e vajzës, të cilët thonë se, në momentin kur vajza ëhstë gjetur ka deklaruar se ëhstë larguar nga banesa me dëshirën e saj.

Ndërkohë, ata kanë falënderuar edhe policinë për punën e bërë për gjetjen e vajzës së tyre. 17-vjeçarja nga Marinza e Roskovecit u zhduk dhe familja pas kërkimeve të dështuara kërkoi edhe ndihmën e të gjithë qytetarëve dhe policisë. /albeu.com/

Shtuar më 01/07/2016, ora 08:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori