U largua kur ishte ministër Tahiri, kush është kandidati i ri për kryetar të FBI-së shqiptare
Në garën për kryetar të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), kanë kandiduar deri më tani 20 persona që vijnë nga profesione të ndyshme ndërsa procesi është i hapur deri më 30 Janar.

Ndërkohë, emri 21 i zbuluar deri më tani është ai i Urim Rexhepit, i cili ka shfaqur interes për të kandiduar për postin e rëndësishëm.

Rexhepi i cili aktualisht jeton në SHBA, ka gradën kryekomisar, ndërsa është larguar nga detyra gjatë kohës kur Ministria e Brendshme drejtohej nga Saimir Tahiri.

Mësohet se kërkesën e tij e ka bërë duke dorëzuar një CV pranë SPAK teksa ka treguar për TCH edhe arsyet se përse e ka marrë një vendim të tillë.

Ai thotë se po kandidon sepse dëshiron që në Shqipëri të sundojë ligji dhe që shqiptarët të mos ikin nga vendi i tyre për shkak të korrupsionit.

“Aplikova për në BKH sepse dua që në Shqipëri të sundojë ligji dhe dua që shqiptarët mos të ikin më nga vendi i tyre për shkak të korrupsionit”, ka thënë Rexhepi. /tch
Shtuar më 29/01/2020, ora 19:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori