“U largova vetëm pak minuta se kisha ftohtë”, rrëfehet oficeri i arrestuar
Pëlqej
Vjedhja e armëve në bazën ushtarake të Pashalimanit, është akoma një nga cështjet më të komentuara dhe e konsideruar si një skandal.

Një nga katër oficerët e arrestuar në Pashaliman ka deklaruar se është larguar vetëm për pak minuta për shkak të të ftohtit të madh.

“U largova vetëm për pak minuta se kisha ftohtë.”

Lesko Ramosaçaj, 52 vjeç, Edlir Nelaj, 42 vjeç, Ardit Ramaj, 25 vjeç dhe Ervist Memsullaj, 23 vjeç, janë katër ushtarakët e arrestuar për skandalin e vjedhjes së armëve janë arrestuar mbi bazë të ligjit ushtarak të akuzuar “Për shkelje të rregullave të shërbimit në objektet e rëndësishme” si dhe u referuan materiale për veprën penale “Vjedhje”.

“Jam larguar vetëm pak minuta, për shkak të temperaturave të ulëta dhe të ftohtit”, mësohet të ketë thënë një prej të arrestuarve i pyetur nga Policia Ushtarake, por asnjëri prej tyre nuk ka pranuar faktin e përfshirjes në këtë ngjarje. /albeu.com/
Shtuar më 13/01/2019, ora 17:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori