"U largova nga Shqipëria nga frika se do më vrisnin", ndërpritet ëndrra e 30-vjeçarit shqiptar në Britani
Një shtetas shqiptar i cili pretendon të jetë viktimë e trafikimit të qenieve njerëzore, është arrestuar nga policia britanike pasi akuzohet se ka ndihmuar në mbikëqyrjen e një ferme kanabisi në qytetin e Galashielsit. 30 vjeçari Mirjan Kastrati pretendon se ka ikur nga Shqipëria nga frika se do të vritej dhe se ka paguar 16 mijë paund trafikantëve që ta merrnin atë në Britani.

Kur policia britanike bastisi ndërtesën e katit të parë, ata gjetën 700 bimë kanabis sativa dhe 30-vjeçarin shqiptar në gjumë në zonën e saj të kuzhinës.

30 vjeçari Mirjan Kastrati, u deklarua fajtor pasi u kap në flagrancë në fermën e kanabisit në Gashiels nga policia britanike.
Shtuar më 10/09/2019, ora 20:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori