U lanë vetëm në Prokurori, çfarë tha Rexhepi përballë Xhisiela Malokut
Pëlqej
Së fundmi janë zbardhur përgjimet ambjentale midis Rexhep Rrajës dhe Xhisiela Malokut, te cilët u lanë vetëm në Prokurorinë e Krujës në datën 29 shtator.

Dy të rinjtë kanë biseduar për rreth 2 orë e 30 minuta ku Xhisiela thotë në prani të ish-të dashurit të saj se i ka thënë prokurores së nuk do të flasë për dhunën pasi nuk është në gjendje.

Xhisiela: Ja për këtë, nuk mbaj mend thash, nuk du t’flas për tjetër njeri. A e ke dhënë me dijenin tënde a t’ka detyru kush?
Jo, vetëm për kët tha, për dhunën nuk do t’flas thash nuk jam në gjendje.

Rraja: Ku do t’flasësh?

Xhisiela: N’Tiranë

Rraja: Po a e kena lanë që këna shpresat matanë, mos me u humb shpresat.

Gjthashtu nga përgjimet zbulohet se babai i Rexhepit, deputeti Rrahman Rraja, nuk e ka pëlqyer lidhjen e dy të rinjëve, kjo gjë është pohuar nga vetë Rexhepi.

Si pjesë e bisedës mes tyre, Xhisiela i thotë ish të dashurit, se kanë ushtruar dhunë ndaj njeri tjetrit disa here, ndërsa i riu i thotë se pistoletë nuk ka përdorur ndonjëherë ndaj saj.

Xhisiela: Jena rraf 100 here sa jena rraf ne?! Edhe unë t’kam rraf një herë ta dish! Do t’denoncosh?
Rraja: Pistolete nuk kam përdor ndonjëherë ndaj m’vje inat.

Në bisedë, vërehet se disa herë ata i drejtohen njëri tjetrit me fjalë fyese, ndërsa në përfundim të bisedës ata thonë se do të shkojnë diku për të drekuar.

Xhisiela: Do ikim pastaj të hamë nai gjo se vdiqa?
Rraja: Po a tu prit Indriti, pra do ikim me hangër bukë.
Xhisiela: Do vijsh ti?
Rraja: Po do vij unë. Prandaj po t’ them mos prish punë.
Xhisiela: Jo mor s’prish punë, por ti m’hangre m’çmene. I kam hudh fare, m’kanë marrë në pytje disa herë.
Rraja: Po mirë unë du ta shikoj ta lexoj.
Xhisiela: Po i kam hedh mor qafsh t’gjithë. /albeu.com/
Shtuar më 17/10/2018, ora 14:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori