U lanë vetëm në një dhomë, çfarë i tha djali i deputetit Xhiselës
Djali i deputetit, Rrahmna Rraja, Rexhep Rraja i arrëstuar për përndjekje ndaj ish-të dashurës së tij, Xhisela Malokut është ballafaquar me vajzën në fjalë në Komisariatin e Krujës për afro 3 orë.

Kjo ka ardhur në sajë të hetimeve nga prokuroria dhe me këkrkesë të prokurores Mirela Kapo.

Burimet thanë se dëshmitë e tyre kanë qenë kontradiktore për sa i përket ditës së dhunimit të 25-vjeçares, pasi të dy ata kanë dhënë data dhe orare të ndryshme për vendndodhjen e tyre.

Megjithatë, duket se administrimi si provë i akt-eskpertimit teknik të qelizave të telefonave të të dy të rinjve ka mbështetur dëshminë e Xhisela Malokut.

Një provë mjaft e fortë ka qenë një përgjim ambiental në ambientet e Komisariatit të Krujës, ku të rinjtë janë lënë për pak momente vetëm dhe duket se biseda që ata kanë zhvilluar me njëri-tjetrin, ka konfirmuar plotësisht veprën penale të përndjekjes.

Prokuroria pretendon se ka krijuar bindjen e arsyeshme se Rexhep Rraja ka konsumuar veprën penale të përndjekjes duke ushtruar dhunë pasi ka shfytëzuar edhe administrimi si provë i akt-eskpertimit teknik të qelizave të telefonave të të dy të rinjve. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2018, ora 17:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori